Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 27 prill 2025 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, treni dhe një veturë janë aksidentuar në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.

Si pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat