Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë

Kronikë e zezë

Një fëmijë goditet nga vetura në Pejë

Më: 27 prill 2025 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Një fëmijë ka mbetur i lënduar në rrugën “Wesley Clark” në Pejë, pasi u godit nga një veturë.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugën Wesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, tha Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat