Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Më: 28 prill 2025 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka ndërruar jetë në Skenderaj.

Sipas raportit të policisë thuhet se e njëjta ishte dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës e më pas në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Rasti ka ndodhur të dielën pasdite rreth orës 17:30.

“Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq në media është raportuar se viktima ka qenë një 15-vjeçare dhe se njëjta dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese.

Media ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje shtesë, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kemi pranuar përgjigje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat