Sulmoi me mjet të mprehtë gruan – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Kronikë e zezë

Sulmoi me mjet të mprehtë gruan – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Më: 28 prill 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

I njëjti dyshohet se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimën femër kosovare.

Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit nga policia janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta (thika).

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat