Aksident në Gllamnik të Podujevës, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Gllamnik të Podujevës, katër të lënduar

Më: 28 prill 2025 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat