​Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

Kronikë e zezë

​Mbyllen dy lokale në veri për shkelje sanitare

Më: 28 prill 2025 Në ora: 21:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Mitrovicës Veriore me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë fundjavës kanë kryer kontrollin e disa objekteve gastronomike.

Sipas një njoftimi të komunës, aktiviteti i dy objekteve u pezullua përkohësisht për shkelje sanitare, ndërsa të tjerët duhet të dorëzojnë dëshmi të përmbushjes së kushteve.

Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve.

Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat