​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Kronikë e zezë

​Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

Më: 29 prill 2025 Në ora: 14:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren përgjatë brezit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Si rrjedhojë e kësaj me datën 29 prill 2025, rreth orës 07:30, në rrugën Debelldeh–Binqë (Komuna e Vitisë), njësitet e lartcekura kanë ndaluar një automjet me targa vendore të cilin e drejtonte shtetasi kosovar.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të kontrabanduara si 46 peshore dhe 30 pako me bajame me peshë nga 23 kg secila e që në total në sasi prej 690 kg. Vlera përgjithshme e mallit të kontrabanduar vlerësohet rreth 15,000 euro.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar si kontrabandë me mallra, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti dhe mallrat janë dorëzuar në terminalin doganor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, Gjilan”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat