Nënë e bir ushtrojnë dhunë ndaj nuses në Gjakovë

Kronikë

Nënë e bir ushtrojnë dhunë ndaj nuses në Gjakovë

Më: 30 prill 2025 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

 

Rastet e dhunës në familje në Kosovë nuk kanë të ndaluar.

Së fundmi, policia ka raportuar për një rast që ka ndodhur në qytetin e Gjakovës ku një grua është sulmuar fizikisht nga burri.

Pos tij, Klankosova.tv ka kuptuar se e njëjta është keqtrajtuar psiqikisht edhe nga vjehrra e saj. Burimet kanë treguar se kjo e fundit është rreth 46-vjeçare.

Lidhur me rastin, nënë e bir janë arrestuar por më pas me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu është keqtrajtuar psiqikisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat