ë 04 maj 2025, rreth orës 00:40, S.K. dhe vajza e saj A.B. denoncuan në Policinë e Prishtinës rrëmbimin e bashkëshortit dhe babait të tyre, A.B., i zhdukur që nga 30 prilli. Ata pretenduan se kishin marrë mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur që kërkonin para për lirimin e tij.
Policia njoftoi se hetimet fillestare tregojnë se viktima mund ta ketë inskenuar ngjarjen për përfitime financiare.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 00:45, familjarët kanë denoncuar në polici se, që nga data 30.04.2025, viktima është rrëmbyer nga persona të panjohur dhe nga ajo kohë nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të.
Sipas denoncimit, rrëmbyesit e pretenduar, përmes mesazheve të dërguara kanë kërkuar një shumë të caktuar të parave, në këmbim të mirëqenies së viktimës.
Menjëherë pas denoncimit, specialist nga njësia e hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve të koordinuara policore, rreth orës 13:00, është arritur të lokalizohet vendndodhja e viktimës së pretendua, mashkull, rreth 45 vjeç, i cili është gjetur i vetëm në një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
I njëjti është shoqëruar për intervistim në stacionin policor dhe pas verifikimeve të kryera, është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me veprën penale të rrëmbimit.
Në fakt, personi në fjalë vetë kishte dërguar mesazhet kërcënuese drejt familjes me qëllim të sigurimit të një shume të caktuar parash për përfitime personale.
Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe për ndjekjen ligjore të personit në fjalë, për veprimet mashtruese dhe për shqetësimin e shkaktuar familjes dhe institucioneve ligjzbatuese.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të shmangin deklarimet dhe veprimet mashtruese të cilat jo vetëm që keqpërdorin burimet institucionale, por edhe shkaktojnë panik të panevojshëm.