Dy persona u lënduan në aksidentin në Grashticë

Kronikë

Dy persona u lënduan në aksidentin në Grashticë

Më: 4 maj 2025 Në ora: 17:03
Aksidenti

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave në fshatin Grashticë të Prishtinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se dy të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 11:30, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Grashticë, të komunës së Prishtinës”.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se  në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq dy persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet tutje në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat