Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Leposaviq

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Leposaviq

Më: 5 maj 2025 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Leposaviq.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, në orën 13:30 tek rruga “24 Nëntori”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa armë.

Sipas raportit, janë sekuestruar një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, katër fishekë, dy radiolidhje, një gazë maskë dhe një thikë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

 “Rr. 24 Nëntori, Leposaviq / 04.05.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpive të tij i janë gjetur dhe sekuestruar; një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, katër fishekë, dy radiolidhje, një gazë maskë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat