Vodhi pesë viça në një stallë të Kaçanikut, arrestohet 39-vjeçari

Kronikë

Vodhi pesë viça në një stallë të Kaçanikut, arrestohet 39-vjeçari

Më: 5 maj 2025 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar 39-vjeçarin me iniciale P.H., i cili më 1 maj rreth orës 08:50 vodhi pesë viça me vlerë të përafërt prej gjashtë mijë euro, në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë e Kaçanikut.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë sot rreth orës 14:40.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat