Aksident në Pejë, e përfshirë një veturë e policisë – katër të lënduar

Kronikë

Aksident në Pejë, e përfshirë një veturë e policisë – katër të lënduar

Më: 5 maj 2025 Në ora: 20:56
Ilustrim

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë.

Nga kjo përplasje ku e përfshirë ishte edhe një veturë e policisë, u lënduan katër persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e këtij qyteti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat