Vdes gruaja e cila ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Kronikë

Vdes gruaja e cila ra nga ndërtesa në Fushë Kosovë

Më: 6 maj 2025 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një grua ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë.

E njëjta ka ndërruar jetë, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Ajo tha se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat