Dy të arrestuar në Leposaviq, u kapën me armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Kronikë

Dy të arrestuar në Leposaviq, u kapën me armë dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Më: 8 maj 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në komunën e Leposaviqit, pasi gjatë një kontrolli në shtëpitë e tyre janë zbuluar armë të ndryshme dhe pajisje të dyshuara për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas njoftimi të policisë, gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy pushkë, një pushkë me dy tytë dhe 21 fishekë, si dhe një pushkë ajrore. Po ashtu, janë sekuestruar pajisje elektronike që dyshohet se përdoreshin për krijimin e kriptovalutave.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë, një pushkë dy tytëshe me 21 fishekë dhe një pushkë ajrore. Po ashtu janë gjetur edhe pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat