Aksident mes veturës dhe kamionit në Kçiq të Mitrovicë, lëndohet një person

Kronikë

Aksident mes veturës dhe kamionit në Kçiq të Mitrovicë, lëndohet një person

Më: 8 maj 2025 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, si pasojë një person ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zaiti deklaroi se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat