Një 34 vjeçar i vdekur dhe një grua e lënduar, Policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Rugën B

Kronikë e zezë

Një 34 vjeçar i vdekur dhe një grua e lënduar, Policia jep detaje për ngjarjen tragjike në Rugën B

Më: 9 maj 2025 Në ora: 17:05 Përditësuar në ora: 19:10 më 09.05.2025
Foto nga vendngjarja

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë: Po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “B” në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokurori kujdestar, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si “Hetim mbi vdekjen”, me qëllim të sqarimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Festim Isufin, i cili dyshohet se fillimisht ka therur me thikë të dashurën e tij, Rina Malokun, dhe më pas ka qëlluar veten me të njëjtën armë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi se rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B”.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e mashkullit 34-vjeçar, ndërsa femra 30-vjeçare është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, konkretisht thikë.

Pas përfundimit të ekzaminimeve nga ekipi i forenzikës, trupi i pajetë i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes..

“Gruaja e plagosur hyri në ordinancë dhe kërkoi ndihmë”, reagon klinika dentare afër së cilës ndodhi tragjedia në Prishtinë

Pas ngjarjes së rëndë ku një grua dyshohet se u plagos nga burri i saj, i cili më pas e qëlloi veten dhe u gjet i vdekur nga Policia prej plagëve që i shkaktoi vetes, Klinika dentare në afërsi të cilës ndodhi tragjedia ka reaguar duke sqaruar opinionin se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e tyre.

Nga kjo klinikë thonë se gruaja e plagosur kishte hyrë në ambientet e tyre ku i është dhënë ndihma e parë dhe janë njoftuar autoritetet.

“Klinika Dentare Alba Dent ndjen për obligim të informojë opinionin publik lidhur me një incident të rëndë që ndodhi sot dhe në të cilin përmendet emri i klinikës sonë në disa raportime mediatike. Rreth orës 15:00 një vajzë e plagosur me armë të ftohtë (thikë) ka hyrë në hyrjen e objektit ku ndodhet ordinanca jonë, duke kërkuar ndihmë dhe strehim. Stafi i AlbaDent ka reaguar menjëherë, duke i ofruar ndihëm e parë mjekësore dhe duke kontaktuar menjëherë shërbimin emergjent dhe Policinë e Kosovës.”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas kësaj Klinike, brenda pak minutash, ekipet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë situatën nën kontroll.

“Theksojmë qartë se ngjarja nuk ka ndodhur brenda ambiente të Klinikës Dentare Alba Dent. Kilinika jonë ka qenë vetëm vendi ku viktima ka kukuar ndihmë pas plagosjes. Falënderojmë stafin tonë për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë, si dhe autoritetet për veprimin e tyre të menjëhershëm.”, thuhet në reagim.

Detaje/ Dëshmitarët rrëfejnë rastin, gruaja doli e gjakosur nga banesa në Rrugën B

Në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një rast i rëndë, pasi një person dyshohet se ka therur veten për vdekje pasi paraprakisht kishte lënduar të dashurën e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, ku bëhet e ditur se 34 vjeçari ka humbur jetën ndërsa 30 vjeçarja është lënduar nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Viktima dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.Sipas dëshmitarëve gruaja ka dalë e pergjakosur prej banesës dhe ka pranuar ndihmën e parë ia kanë dhënë të pranishmit.

Personi i vrarë në Prishtinë është dizajneri i njohur në vend

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë.

Burime të mediave bëjnë të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika.

Dyshimet e para janë se fillimisht një person ka therur më thikë të dashurën, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Media ka mësuar se i vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.

Isufi ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modes në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn.

Kjo është gruaja e plagosur në Prishtinë, burri i saj humbi jetën nga plagët

Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë. Mësohet se i vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.

Ndërsa gruaja që mbeti e plagosur është Rina Maloku. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Image

Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një femër është e plagosur

Një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej  personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Vrasja në Prishtinë ndodhi në një klinikë dentare, pamje nga vendi ngjarjes

Një burrë në Rrugën B në Prishtinë dyshohet se me mjet të mprehtë e ka vrarë veten.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat, në koordinim me prokurorin kujdestar, për të sqaruar motivin dhe mënyrën e saktë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat