Sonte rreth orës 20:30 në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policie rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur, se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.
Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.