Një i lënduar nga therja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një i lënduar nga therja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Më: 9 maj 2025 Në ora: 22:33
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe se një person është arrestuar.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.   Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat