Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

Kronikë e zezë

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës

Më: 10 maj 2025 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku katër persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Gllarevë mes dy veturave, katër persona kanë pësuar lëndime, janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat