Dyshohet se plagosi një grua, një i arrestuar në Drenas – viktima jashtë rrezikut

Kronikë e zezë

Dyshohet se plagosi një grua, një i arrestuar në Drenas – viktima jashtë rrezikut

Më: 11 maj 2025 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Njësia e Hetimeve të Policisë së Kosovës pas një pune intensive më 10.05.2025 ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj një person si të dyshuar mashkull/kosovar, ku me ç’ rast një femër/k, kishte kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimeve të mara nga arma e zjarrit dhe pas tretmanit mjekësor ishte liruar.

Rasti ka ndodhur në Drenas.

Nga i dyshuari policia ka sekuestruar si provë materiale një pushkë të gjuetisë njëtytshe, një fishekë të cal.12 mm e cila dyshohet se ishte përdor në rast.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat