Tri raste të dhunës në famlje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Graçanicë, Pejë dhe Zubin-Potok.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se në Gracanicë një grua ka raportuar se kishte probleme me bashkëshortin e saj, të cilin Policia nuk e gjeti në vendngjarje.
“Graçanicë / 10.05.2025-22:00. Ankuesja f/k ka raportuar se ka probleme-mosmarrëveshje me të dyshuarin m/k-bashkëshortin e saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur-takuar vetëm ankuesen, e cila është intervistuar, ndërsa i dyshuari ishte larguar nga vendi ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.
Kurse në Pejë raportohet se është arrestuar i dyshuari se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës së tij.
“Pejë / 09.05.2025–12:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte në një lidhje me viktimën femër kosovare, dyshohet sipas saj se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike. Viktima më herët nuk e kishte raportuar rastin, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Edhe në Zubin-Potok është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje.
“Banjë, Zubin Potok /09.05.202–19:15. Lidhur me rastin më 10.05.2025 është arrestuar një i dyshuar mashkull/k, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.