Një person në Viti sulmoi fizikisht prindërit e tij – arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Një person në Viti sulmoi fizikisht prindërit e tij – arrestohet nga policia

Më: 13 maj 2025 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Vitisë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat