Policia në Gjilan ka bërë të ditur se një person nga Komuna e Kllokotit është raportuar si i zhdukur.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar ditën e djeshme dhe vendndodhja e personit ende mbetet e panjohur.
“Bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve, viktima – mashkull kosovar – është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se njësitet përkatëse janë angazhuar dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.