​Paratë e falsifikuara në qarkullim, sekuestrohen 365 euro në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Paratë e falsifikuara në qarkullim, sekuestrohen 365 euro në Prishtinë

Më: 13 maj 2025 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Një qytetar mashkull kosovar ka raportuar në polici se ka pranuar para të gatshme nga klientë të ndryshëm, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas informacioneve zyrtare të Policisë, bëhet fjalë për një shumë totale prej rreth 365 euro, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet si provë materiale.

Rasti është në procedurë hetimore.

Ndërkohë, njësitet përkatëse janë duke punuar për të identifikuar burimin dhe mënyrën se si kanë qarkulluar paratë e dyshuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat