Thyhet vetura në Prishtinë – vidhen para, dokumente dhe sende personale

Kronikë e zezë

Thyhet vetura në Prishtinë – vidhen para, dokumente dhe sende personale

Më: 15 maj 2025 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku persona të panjohur kanë thyer një veturë të tipit VW Touran me targa 01-616-MM dhe kanë marrë sende me vlerë materiale dhe personale.

Sipas burimeve të sinjalit, ankuesja ka deklaruar para Policisë se e kishte parkuar veturën rreth orës 17:30, ndërsa rreth orës 19:00 është njoftuar për dëmtimin e saj.

Kur është kthyer, ka vërejtur se xhami i pasëm në anën e djathtë ishte i thyer.

Nga vetura, të dyshuarit kanë marrë një çantë ku ndodheshin: rreth 200 euro para të gatshme, Letërnjoftimi, patenta e shoferit dhe kartela bankare, e shënime me rëndësi.

Po ashtu, sipas ankueses të dyshuarit kanë marrë edhe sende tjera me vlerë.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat