​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Më: 16 maj 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në fshatin Semaj të Kaçanikut i kërkuar nga gjykata.

Sipas policisë, i arrestuari, A.I. pesëdhjetë e katër vjeç, ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, për të cilën ishte dënuar me tre vite e gjashtë muaj burgim.

“Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe forcimin e sundimit të ligjit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat