Leposaviq, vidhen disa vegla pune dhe derivate në një garazh

Kronikë e zezë

Leposaviq, vidhen disa vegla pune dhe derivate në një garazh

Më: 16 maj 2025 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Në Leposaviq disa persona të panjohur kanë vjedhur disa vegla pune në një garazh të një personi tjetër.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodh më pesë prill të këtij viti, raporton KosovaPress.

Sipas policisë, lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë filluar hetimet.

“Leposaviq / 05.04.2025 – NN. Më 15.05.2025 është raportuar se të dyshuar të panjohur nga garazhi i ankuesit mashkull kosovar kanë vjedhur një kositëse bari, vegla pune dhe derivate. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë filluar hetimet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia, këtë rast e cilësuar "vjedhje e rëndë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat