Arrestohen dy persona tё dyshuar pёr vrasje nё tentativё

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona tё dyshuar pёr vrasje nё tentativё

Më: 16 maj 2025 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona tё dyshuar pёr vrasje nё tentativё.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, tё mbёshtetur nga Stacioni Policor Deçan, dhe nga njёsitet e Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Gjakovё dhe Gjilan, sot kanё realizuar planin operativ, pёr rastin “Vrasje e mbetur nё tentativё”, tё ndodhur më 29 janar të këtij viti, nё rrugën “ Mikel Marku” nё Pejё.

“Nё vazhdën e hetimit sot janё kryer tetё kontroll/bastisje nё lokacione tё ndryshme ku janё gjetur dhe sekuestruar: tri arme, nëntmbёdhjetё fishekё dhe njё jelek antiplumb”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, personat e dyshuar janё arrestuar dhe tё njëjtit janё duke u intervsituar ne hetuesit nё prezencën e avokatit mbrojtës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat