Therje me thikë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve

Kronikë e zezë

Therje me thikë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve

Më: 17 maj 2025 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë.

Mjeku Ejup Govori tha se pacientët kanë pasur lëndime në ekstremitetet e sipërme dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dy pacientë të lënduar me mjet të mpreht me lëndime në ekstremitete të sipërme.

Njëri është trajtuar në emergjencë dhe është liru, tjetri është në trajtim e sipër nga kirurgu plastik.”, tha Govori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat