Detaje rrëqethëse: Kush e gjeti foshnjën e vdekur në Matiqan?
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në lagjen Matiqan të Prishtinës.
Dikush e ka braktisur një foshnje në një qese najloni, që dyshohet se vdiq pak kohë pasi u la në deponi të dheut.
Foshnjën e vërejti një vozitës i kamionit pasi i kishin dal gjymtyrët nga qesja.
Kush e la foshnjen në qese? Krejt çka dihet deri tani për ngjarjen e rëndë në Matiqan
Një foshnje e porsalindur u gjet pranë një deponie mbeturinash në Prishtinë.
Foshnja raportohet se është braktisur duke u vendosur në një qese plastike.
Media mësoi se foshnja e gjetur është pa shenja jete, kjo u konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila bëri me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin.
“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje”, ishte deklarimi i Prokurorisë.
Në ndërkohë ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij akti çnjerëzor.
Trupi i pajetë i foshnjës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore
Një ngjarje rënë është shënuar sot në lagjen Matiqan të Prishtinës, ku një foshnje është gjetur pa shenja jete pranë një deponie mbeturinash.
Rasti është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila përmes një përgjigjeje me shkrim për KosovaPress, ka bërë të ditur se Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
"Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se është gjendur një foshnje pa shenja jete, Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Andaj, prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me këtë çështje. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi", thuhet në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Policia kërkon informacione për rastin e foshnjës së braktisur e cila u gjend pa shenja jete në Prishtinë
Edhe nga Policia e Kosovës deklarohen për rastin e rëndë ku një foshnje u gjetë pa shenja jete sot në afërsi të një deponie mbeturinash në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një përgjigje ka thënë se policia ka marrë informatën sot rreth orës 11:00.
“Policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën ‘Qëndresa’, në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
Tutje ai tha se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen.
“Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, ka thënë Borovci.
Edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje kanë thënë se hetimet janë në proces dhe se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se sot është gjendur një foshnje pa shenja jete, si dhe Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me çështjen në fjalë”.
Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet foshnja e porsalindur
Një foshnje e porsalindur, është gjetur sot pranë një deponie mbeturinash në një zonë në Matiqan.
Burimet konfirmuan se foshnja është pa shenja jete dhe në vendin e ngjarjes, ndodhen njësitë përkatëse.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin tashmë për klankosova.tv dhe kanë bërë me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë situatën.
Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat dhe mund t’i shihni më poshtë.
E rëndë: Gjendet një foshnje në qese në Matiqan, flasin nga prokuroria
Një foshnje e porsalindur është gjetur pranë një deponie mbeturinash në rrugën “Butofci” në Prishtinë, mëngjesin e sotëm.
Media mëson se tashmë është konfirmuar se foshnja është pa shenja jete,
Në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitë përkatëse.
Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin tashmë dhe kanë bërë me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin.
“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje.”