Zbulohen keqpërdorime gjatë testimit për vozitje, dy persona dërgohen në mbajtje

Kronikë e zezë

Zbulohen keqpërdorime gjatë testimit për vozitje, dy persona dërgohen në mbajtje

Më: 20 maj 2025 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka realizuar sot një aksion në kuadër të hetimeve për korrupsion në Njësinë e Patentë Shoferëve.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet kishin nisur në prill të këtij viti dhe janë zhvilluar nën masa të posaçme hetimore, të cilat kanë rezultuar me ndërmarrjen e veprimeve konkrete operacionale gjatë ditës së sotme.

Gjatë aksionit, autoritetet kanë sekuestruar dëshmi të rëndësishme materiale që ndërlidhen me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të testimit për patentë shofer. Po ashtu, janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme ku janë identifikuar mjete të dyshuara që mund të jenë përdorur për kryerjen e veprës penale.

Dy persona të dyshuar janë intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një afat prej deri në 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat