Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për arrestimin e një vajze, e cila dyshohet për vjedhje.
Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës të shpallur në kërkim, e dyshuar për implikim në veprën penale; Vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj”, bëhet e ditur nga Policia.
Më tej, thuhet se Policia vlerëson bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj edhe presin që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të saj.