Kapet me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kapet me armë zjarri, arrestohet 24-vjeçari në Ferizaj

Më: 20 maj 2025 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është ndaluar sot nga Policia në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, pasi u kap me armë zjarri.

I dyshuari me incialet  E.Th. kishte në posedim një pistoletë me karikator dhe 12 fishekë, të cilën e mbante me vete pa autorizim të vlefshëm, ndonëse posedonte leje për armë shenjëtarie.

“Sipas Policisë, rasti është iniciuar si

“Mbajtje e paautorizuar e armëve” dhe është nën hetim me autorizim të prokurorit të shtetit. Rasti do të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatën për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat