Policia realizon bastisje, sekuestron një armë në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia realizon bastisje, sekuestron një armë në Mitrovicë

Më: 21 maj 2025 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Në bazë të dyshimeve për posedim ilegal të armës, Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, sot ka realizuar një bastisje, me ç’rast është gjetur dhe është sekuestruar një armë e gjatë me pesë fishekë.

Sipas policisë, bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut.

“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari F. H., 67 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i cili pas procedurave të intervistimit është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat