Mitrovicë, një vajzë sulmohet nga ish i dashuri i saj

Kronikë e zezë

Mitrovicë, një vajzë sulmohet nga ish i dashuri i saj

Më: 24 maj 2025 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një vajzë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga ish i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur ditën e premte në Mitrovicë, rreth orës 12:00.

“Raportohet se femër kosovare, është ndalur në rrugë nga ish – i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka tërhequr për dorës dhe i ka marrë telefonin.

Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë liruar dhe rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat