Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Pejë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Pejë

Më: 24 maj 2025 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar katër të dyshuar për vepër penale “Grabitje”, e cila dyshet të këtë ndodhur në një pompë derivateve në Pejë.

Policia njofton se pas një pune intensive të hetuesve rajonal, janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar.

“Është sekuestruar vetura e cila dyshohet së është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, një pushkë gjysmë automatike dhe të holla në shumë prej pesëqind e shtatëdhjetë (570) Euro si dhe dëshmi tjera", thuhët në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit  nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.  

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohen se nën kërcënimin e armëve e kishin kanosur viktimën nga e cila kishin kërkuar qe tu jap parat e pazarit, ‘viktima ua jap parat  në shumë diku rreth nën qind (900) Euro dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të pa njohur’.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat