Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Abri, zjarri më pas përfshin edhe objekte tjera e bagëti

Më: 24 maj 2025 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Një shtëpi në fshatin Abri të Skenderajt u përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ky incident zjarri, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme përfshirë shtëpi, objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore e bagëti.

“Sot, më datën  24 maj 2025, rreth orës  04:30  është  raportuar se në fshatin Abri të Skenderajt një  shtëpi është përfshirë nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe njësitet e zjarrfikësve kanë  reaguar me urgjencë”.

“Nga zjarri nuk raportohet për persona te lënduar. Nga informatat e para behet e ditur se si pasojë e përhapjes se zjarrit janë shkaktuat dëme të konsiderueshme përfshirë shtëpi, objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore e bagëti”, tha Zaiti.

Rasti është iniciuar “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat