Dy të lënduar si pasojë e aksidentit te “Kroi i Mbretit”, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Dy të lënduar si pasojë e aksidentit te “Kroi i Mbretit”, policia jep detaje

Më: 24 maj 2025 Në ora: 18:39
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se për aksidentin në të cilin u përfshin tri vetura, u njoftuan rreth orës 16:15.

Dy persona pësuan lëndime, për të cilat edhe morën trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje” deklaroi Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat