Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen dy persona

Më: 24 maj 2025 Në ora: 23:59
Ilustrim

Një aksident mes dy automjeteve në fshatin Greme të Ferizajt la të lënduar dy persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Në ora 22:16 në fshatin Greme të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, në mes të dy automjeteve me targa vendore, të cilat drejtoheshin nga vozitës me kombësi shqiptare”.

“Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Përveç dëmeve materiale, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore dy persona, të cilët pas pranimit të ndihmës mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, janë liruar për trajtim në shtëpi”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat