Baba e bir pengojnë policinë në Mitrovicë, ndalohen nga policia

Kronikë

Baba e bir pengojnë policinë në Mitrovicë, ndalohen nga policia

Më: 25 maj 2025 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Një incident shqetësues ka ndodhur pasditen e së shtunës në Mitrovicë, ku dy persona – baba dhe bir – kanë përfunduar në pranga pasi kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur më 24 maj 2025, rreth orës 16:00, kur një njësi patrulluese ka ndaluar një veturë për shkak të një kundërvajtjeje në trafik. Vozitësi, Endrit Shabani, 20 vjeçar kishte shkelur rregullat e komunikacionit, por situata është përshkallëzuar kur në vendin e ngjarjes ka ardhur Ilir Shabani, 46 vjeçar – babai i tij.

Të dy personat kanë penguar ndërhyrjen e policisë, kanë këndërshtuar urdhrat, dhe kanë kërcënuar e fyer zyrtarët policorë me fjalë denigruese.

Pas eskalimit të situatës, të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor “Jugu” në Mitrovicë, ku janë intervistuar nga hetuesit.

Me vendim të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, ndërsa të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në vijim dhe pritet që ndaj tyre të ngritet kallëzim penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat