Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – policia në vendin e ngjarjes

Kronikë

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë – policia në vendin e ngjarjes

Më: 25 maj 2025 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, ka thënë Ahmeti.

Për momentin nuk raportohet për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët, por autoritetet kanë bllokuar zonën përreth për siguri. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat