Policia arreston dy persona të dyshuar për sulm fizik në Prizren

Kronikë

Policia arreston dy persona të dyshuar për sulm fizik në Prizren

Më: 27 maj 2025 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për sulm ndaj një personi.

Në njoftim bëhet e ditur se rasti i sulmit kishte ndodhur në Prizren, më 10 maj 2025, në ora 23:55.

“Më 26.05.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy meshkuj/k, si të dyshuar se kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Aty theksohet se të dyshuarit “pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat