Ky është i riu që dyshohet se kreu vetëvrasje në Ulpianë – Policia, forenzika dhe zjarrfikësit zbarkuan në banesën ku jetonte me qira
Media ka siguruar identitetin e të riut që dyshohet se i dha fund jetës së tij sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Viktima, i cili jetonte në një banesë me qira, u gjet pa shenja jete pranë “Fontanës”, me plagë të dukshme në trup.
Media mëson se bëhet fjalë për Gentrint Mushinca.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në lokacion kanë dalë njësitë e nevojshme policore, përfshirë hetuesit e SP-Jugu, hetimet rajonale, si dhe forenzika. Zjarrfikësit kanë asistuar në hapjen e derës së banesës me forcë për të mundësuar ekzaminimin e plotë të vendit ku dyshohet se ka qëndruar viktima para ngjarjes tragjike.
IML ka bërë tërheqjen e trupit për procedura të mëtejme, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Prishtinë, saktësisht në lagjen Ulpiana tek ‘Fontana’.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimet.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
Viktimia dyshohet të jetë hedhur nga kati i 10-të i një ndërtese.
Personi i vdekur në Ulpianë është rreth 35-vjeçar
Në Ulpianë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Media ka marr vesh se viktima është burrë, rreth 35-vjeçar.
Media ka kontaktuar edhe me policinë, por deri tani nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar.
Gjendet trup i pajetë në Ulpianë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”
Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, pranë vendit të njohur si “Fontana”.
Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 06:15 të datës 29 maj 2025, është raportuar për një trup të dyshimtë në tokë. Në vendin e ngjarjes është dërguar njësia policore, e cila ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete dhe me gjurmë gjaku, duke ngritur dyshime të forta për vetëvrasje.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ekipi mjekësor nga Urgjenca, i cili ka konstatuar vdekjen e personit. Gjithashtu janë njoftuar hetuesi kujdestar, krimtekniku dhe njësitë tjera të nevojshme, të cilët kanë marrë në dorë rastin për hetim të mëtejshëm.
Identiteti i viktimës dhe rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.