​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Kronikë

​Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata

Më: 29 maj 2025 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 31-vjeçarin A.M, i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje ”, për të cilën ishte dënuar me një vit burgim.

“Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit, njoftoi Policia e Kosovë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat