Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar këtë person, i dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje

Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar këtë person, i dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje

Më: 30 maj 2025 Në ora: 09:56
Personi i kerkuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.

“Personi në fjalë shihet në fotografi/video, dhe autoritetet po kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë e cila ka edhe një apel për qytetarët.

“Kushdo që ka ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar, lutet të kontaktojë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar: [email protected].

Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zgjidhjen e rasteve dhe ruajtjen e sigurisë publike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat