Stacionet policore pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit maj 2025, kanё realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar.
Nga data një maj deri më 30 maj 2025, janё arrestuar gjashtëdhjetë e njё persona tё dyshuar, raporton kp.
Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vuajtje tё dënimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar në seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё paguar gjobёn janё liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.