Grabitësit dështojnë në Obiliq, viktima përfundon në Spital
Një tentim grabitjeje është raportuar në orët e hershme ditës së djeshme në Obiliq. Viktima, punëtor në një pompë të derivateve, ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur kanë tentuar të kryejnë grabitje nën kërcënimin e mjeteve të forta.
Të dyshuarit kanë thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arritur të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim.