Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Besim Shala-Grazhdanik” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë që drejtohej nga një i mitur.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, si dhe një pasagjer i veturës.
I mituri është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.