Trafik armësh nga Kosova/ Lihen në burg 10 të arrestuarit

Kronikë

Trafik armësh nga Kosova/ Lihen në burg 10 të arrestuarit

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 11:36
Ilustrim

Gjykata e Tiranës ka lënë në pranga 10 të arrestuarit e dy ditëve më parë, të akuzuar për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Të arrestuar janë shtetasit Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu.

Gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara kanabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy persona të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat